Policia e Kosovës e ka kapur personin i cili gjuajti me armë nga zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ditën kur u zgjodh kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi si president i vendit.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime brenda Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, personi i cili gjuajti me armë është Fetah Krapi.
“Fetah Krapi është personi i cili dyshohet se gjuajti me armë nga zyrat e PDK-së, ditën kur Thaçi u zgjedh president. Ai është dorëzuar në polici”, kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës.
“Ai për momentin gjendet në Polici, dhe është duke u marrë në pyetje”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Mësohet se ai e kishte armën me leje./ Gazeta Blic/


