Liverpooli nuk do ta paguajë çmimin e kërkuar nga Roma për transferimin e portierit të saj, Alisson Becker.
Klubi nga kryeqyteti italian i kërkon 90 milion euro për ta lëshuar portierin brazilian, një çmim se më shumë gjasë Liverpooli nuk do të pranojë ta paguajë, raporton Sky Sport, përcjell gazeta Express.
Madje sipas Sky, përfaqësuesi brazilian pritet të kalojë në Real Madrid, edhe pse kampioni i Ligës së Kampionëve është i interesuar për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.
Nëse Courtois kalon në kryeqytetin spanjoll, atëherë Chelsea do të tentojë ta transferojë Alissonin. /Gazeta Express/


