Dorëzohet Guardiola: S’mund të garojmë kundër Liverpoolit dhe klubeve të tjera të mëdha

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City i tij mbase nuk është në gjendje të garojë kundër klubeve të mëdha evropiane tani për tani, duke këmbëngulur se skuadra e tij duhet patjetër ta përmirësojë formën e tanishme.

Kampioni në fuqi i Premierligës e fitoi tripletën vendore sezonin e kaluar, por këtë sezon ngel 14 pikë prapa Liverpoolit, pas humbjes 2:1 kundër rivalit fqinj, Manchester United, të shtunën, transmeton Gazeta Express.

City është mposhtur katër herë këtë sezon – po aq herë sa tërë sezonin e kaluar – dhe pas vetëm një fitoreje në katër ndeshjet e fundit në ligë, trajneri spanjoll pyet veten nëse skuadra e tij mund ta ruajë ritmin me gjigantët evropianë.

“Unitedi ka cilësi për t’u mbrojtur dhe cilësi për të sulmuar në kundërsulm. Duhet ta pranosh këtë”, tha Guardiola.

“Ky është niveli me të cilin ne përballemi kundër Liverpoolit, Unitedit, Barcelonës, Madridit, Juventusit. Këto janë me të cilat duhet të përballemi dhe realiteti është se ne mbase nuk jemi në gjendje të garojnë kundër tyre”, theksoi ai.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe ta pranojmë këtë e të ecim përpara”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...