Dorëhiqet asamblistja e Vetëvendosjes në Viti

PUBLIKUAR

Lëvizjen Vetëvendosje e ka lëshuar edhe një ish-kandidate për deputete, tash asambliste në Kuvendin Komunal të Vitisë, Majlinda Ostrogllava.

Ostrogllava ka qenë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nacionale.

Ajo ka thënë se vendimin për tu larguar nga Vetëvendosje e për shkak që ish-partia e saj është duke përbuzur sakrificën e aktivistëve, duke marr vendime në kundërshtim me vullnetin e tyre.

“Si pasojë e vendimeve të fundit të imponuara nga niveli qendror, jam detyruar të marr vendim që aktivitetin politik si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Vitisë ta vazhdoj e pavarura. Këto vendime janë në kundërshtim me vullnetin e simpatizantëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të Lëvizjes në Viti, dhe kanë përmbyll një proces që e ka ndryshuar përfundimisht Lëvizjen e Vitisë. Lëvizja në Viti më nuk mund të jetë subjekt që përfaqëson ndryshimin, por ka përbuzur sakrificën e aktivistëve të saj në këtë komunë dhe është vënë në shërbim të plotë të individëve dhe grupeve që kanë përgjegjësi për gjendjen e rëndë të Vitisë, në të gjitha aspektet”, ka thënë Ostrogllava.

Ajo ka bërë të ditur se aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si e pavarur, duke mohuar se do t’i bashkohet ndonjë subjekti politik.

“Po ashtu i bëjë me dije të gjithë qytetarët e Vitisë do të jem plotësisht e pavarur dhe informatat se gjoja po i bashkohemi ndonjërës nga subjektet politike janë plotësisht të pavërteta. Ashtu siç kam vepruar deri më tani, do të vazhdoj të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të kundërshtojë çdo veprim të dëmshëm nga kushdo që vije”. /BotaSot/

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...