Dorëheqjet, Haxhiu: Prokuroritë dhe gjykatat në veri të vendit janë duke punuar

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në prokuroritë dhe gjykatat veriore të vendit është duke vijuar puna edhe pas dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve të komunitetit serb.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se qytetarët anë duke i marrë shërbimet që ju duhen.

“Menjëherë pasi që kemi kuptuar se i kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët unë kam pasur takim me Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, kryeprokurorin Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykata dhe prokuroria në veri të funksionojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”.

“Pra, institucionet në veri të vendit janë duke vijuar, pra janë duke punuar, dhe qytetarët janë duke i marrë shërbimet e tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...