Donnarumma befason Milanin (Foto)

PUBLIKUAR

Gianluigi Donnarumma ka vendosur që të vazhdoj kontratën me Milanin

Portieri i talentuar italian, Gianluigi Donnarumma ke vendosur t’i mbetet besnik Milanit, skuadrës ku ka bërë emër.

Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi i Italisë ka vendosur që të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e cila skadon në vitin 2018. Me kontratën e re italiani pritet të përfitoj 4 milionë euro në sezon, përcjell gazeta Express.

Kurse, Corriere dello Sport shkruan se menaxheri i portierit, Mino Raiola, po mundohet që në marrëveshjen e re ta bëjë një klauzolë e cila do t’i mundësonte  Donnarummas të largohet në sezonin e ardhshëm, në rast se Milan nuk tregon rezultatet të mira.

E ardhmja e Donnarummas në Milan deri më tani ka qenë në dyshim. Ai kërkohej nga skuadra të mëdha si Juvetnus, Real Madrid dhe Manchester United. Por, në fund Donnarumma ka vendosur që të mbetet në San Siro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...