Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

PUBLIKUAR

Sot, në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgaris,ë në ring për titullin të Kampiones  Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku, kundër boksieres nga Ukrania, Dovgal Tetiana.

Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundeve dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren.

Në raundin e dytë e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.

Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje;1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzëta 54kg.Bashkim Bajoku, 67kg.Shpetim Bajoku, 71kg.Patriot Behrami dhe 86kg. Taulant Jakupi.

Po ashtu gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, u shpërblye me mirënjohje për ndarje të drejtësinë në këtë Kampionat Ballkanik. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...