Donis Avdijaj refuzon kombëtaren shqiptare?

PUBLIKUAR

Donis Avdijaj i është përgjigjur negativisht ftesës së përzgjedhësit të kombëtare shqiptare, Gianni de Biasi, për ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Lojtari me origjinë shqiptare i lindur në Osnabruck të Gjermanisë dhe produkt i shkollës së famshme të futbollit Schalke 04, prej kohësh është një nga dëshirat e tifozëve të Kombëtares Shqiptare.

Ai më herët ka refuzuar përfaqësuesen U21 të Shqipërisë, duke thënë se dëshiron të luajë vetëm me kombëtaren A, por duket se as kjo nuk e kënaq atë.

Trajneri De Biasi ka zbuluar se ai e ka ftuar Avdijajn për ndeshjen e radhës, por menaxheri i tij është arsyetuar se lojtari është i lodhur nga sezoni i fundit, të cilin e ka kaluar te Sturm Graz.

“Avdijajn e kam thërritur për këtë ndeshje pasi dëshiroj ta integroj me grupin dhe ambientin”, ka zbuluar De Biassi në konferencën për shtyp, tranmseton Telegrafi.

“Menaxheri i tij më tha që është i lodhur nga sezoni pasi ka pasur probleme fizike gjatë edicionit dhe nuk mund të vijë në këtë grumbullim”.

“Këtë më tha menaxheri i tij por mendoj se ai nuk dëshiron të vijë me ne”, ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...