Dogana shënon mbledhje të të hyrave në vlerë prej një miliard eurosh

PUBLIKUAR

 

Drejtori i doganës, Agron Llugalia ka treguar se dogana ka shënuar sukses sa i përket mbledhjes së të hyrave, pasi që më përfundimin e muajit shtator, të hyrat kanë arritur shifrën e një miliard eurove.

“Kjo paraqet një sukses në krahasim me vitin e kaluar, sepse kemi një rritje të të hyrave prej 33.5 përqind më shumë”, tha Llugaliu në një konferencë për media.

Drejtori po ashtu bëri të ditur se është shënuar rritje e eksportit prej 68 përqind, në krahasim me vitin e kaluar, njofton Klankosova.tv.

“Është sukses i gjithëmbarshëm dhe falënderoj kolegët e mi, të cilët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij suksesi”, u shpreh Llugaliu

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...