Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mall të kontrabanduar në regjionin e Prizrenit, vlera e të cilit arrin afro 6 mijë euro.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana, ku thuhet se njësitet anti-kontrabandë kanë bërë identifikimin dhe ndalimin e automjetit të dyshimtë, që po transportonte mallin e kontrabanduar
“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.





