Dogana parandalon kontrabandën me duhan

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan.

Kjo ka ardhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve Operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.

“Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 Euro”, ka thënë Dogana përmes një njoftimi dërguar mediave.

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...