Dogana konfiskon mallra me vlerë 140 mijë euro brenda një jave

PUBLIKUAR

Gjatë javës së fundit Dogana e Kosovës ka realizuar kontrolle dhe ka arritur të parandalojnë kontrabandën e mallrave.

Gjithsejtë janë parandaluar 14 raste të tentim kontrabandës, derisa në dy raste të ndara janë zbuluar mallra të ndaluara, armë dhe substanca narkotike (ekstazi), derisa vlera e tyre është llogaritur të jetë 140 mijë euro.

Gjithashtu në terminalet doganore gjatë zhdoganimit të mallrave janë gjetur 7 raste të mosdeklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.

Në kontrollin e disa subjekteve në rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40,000 euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.

Aksionet kanë vazhduar në disa rajone të Kosovës, duke përfshirë Gjilanin, Podujevën dhe Prizrenin, ku janë kontrolluar subjekte të ndryshme dhe janë zbuluar mallra të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm për t’i zhdoganuar.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...