Dogana e Serbisë thotë se në një makinë me targa RKS ka konfiskuar arsenal armësh

PUBLIKUAR

Dogana e Serbisë ka thënë se në Merdarë kanë konfiskuar arsenal armësh nga një automjet siç thonë ata me targa RKS.

Sipas kësaj dogane, në makinë ishin dy pasagjerë që po udhëtonin nga Prishtina, përcjell Klankosova.tv.

“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftim e Doganës së Serbisë.

Autoritetet serbe njoftuan se doganierët kanë dorëzuar te policia siç thonë dy personat që gjendeshin në automjet “dhe kanë njoftuar prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”.

 

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...