Dogana e Kosovës mbledhi 1.37 miliard euro të hyra gjatë vitit të kaluar

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka bërë të ditur se të hyrat vjetore për vitin 2021 kanë qenë 1.37 miliard euro, 320 milionë më shumë se në vitin 2020.

Në një konferencë për media, ai u shpreh se viti i kaluar ka qenë sfidues për ta, por që ata kanë arritur objektivat e tyre.

Viti që lamë pas ka qenë një vit i brishtë për shkak të sfidave, mirëpo ka pasur mundësi që ti arrijmë objektivat. Një prej sfidave ka qenë rritja e vëllimit të të hyrave. Dogana ka pasur një strategji në ofrimin e kushteve për të gjithë, reformë të proceseve kyçe për evazion fiskal dhe kemi pasur një bashkëpunim me biznese dhe qytetarë. Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliard euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur të hyra edhe 16 për qind më shumë se vitin 2019. Kjo është bërë pa ndryshime në norma fiskale”, ka deklaruar ai.

Llugaliu tregoi se edhe importi ka shënuar rritje krahasuar me vitet paraprake e që mbërrin shifrën e 4.6 miliardë eurove.

“Ajo që kemi vërejtur se ka pasur të hyra më shumë se 30 për qind, ne kemi vërejtur se ka rënie të ankesave të bizneseve dhe na tregon se ka një gatishmëri për t’i paguar taksat”.“Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro, krahasuar me vitet paraprake ka pasur 3.5 miliardë euro”, tha ai, teksa shtoi se rritje ka edhe në aspektin e mallrave të konfiskuara”, ka shtuar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...