Dogana aksion në barnatore, sekuestrohen barna të kontrabanduara

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka kontrolluar sot nëntë barnatore në Graqanicë, Ranillug, Shtërpcë e komuna të tjera, e ku kanë hasur në mallra të kontrabanduara, shkruan Gazeta Express.

Siç njofton Dogana, në gjashte prej barnatoreve të kontrolluara janë hasur 1000 artikuj të kontrobanduar.

 

Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Njësitet e Doganës së Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.  Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftime. /Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...