Dogana aksion edhe në Ferizaj, konfiskohet sasi e madhe e telefonave dhe kufjeve të “Apple”

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione në Ferizaj, ku ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të telefonave të mençur dhe kufjeve, pa dokumentacion, raporton Express

Në njoftimin e Doganës është bërë e ditur se janë gjetur 92 telefona dhe 380 kufje, të cilat nuk kanë pasur dokumentet përkatëse.

“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjatë kontrollës janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvatje Doganore”, thuhet në njoftim.

 

Para dy ditësh, në një aksion në Prishtinë, Dogana ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave në gjashtë pika ku ka pasur kontrolle.

“Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave”, pati njoftuar Dogana./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...