Nga Kuba, në Maiami dhe tani në Bahamas.
Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi po shijojnë pushimet pas verës së nxehtë.
Postimet që kanë mbushur rrjetet sociale janë një mrekulli dhe duket se ia kanë bërë me sy të gjtihëve që kanë lënë pas pushimet verore dhe kanë filluar sezonin e ri. Një prej tyre është dhe moderatorja e njohur shqiptare Jonida Alickolli, e cila është ‘nxehur’ me Marinën.
“Do të të bëj block.”- i shkruan ajo, “shpirt bëfsh qejf”- i thotë më pas, duke lënë të kuptohet se gjithçka e thotë me shaka./Gazeta Express/



