Do të rishqyrtohet Lista zgjedhore?

PUBLIKUAR

Ka mundësi për kontroll të serishëm të dhënave të disa institucioneve shtetërore që ata sërish të krahasohen me Listën unike zgjedhore. Është gati se e sigurt se nuk do të dilet në terren, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse Kuvendi edhe zyrtarisht i anuloi zgjedhjet e 5 qershorit, Komisioni shtetëror zgjedhor e vazhdon aktivitetin e tij të rregullt. Nga KShZ njoftojnë se edhe pse janë të bindur që Lista zgjedhore është e pastër, sidoqoftë janë të gatshëm që edhe një herë ta kontrollojnë me qëllim të heqjes së dyshimeve.

Nga atje thonë se puna në terren dhe kontrolli administrativ kanë treguar se lista përditësohet rregullisht, por se nuk i ikin mundësisë të kontrollit të saj të sërishëm.

Sipas informatave të cilat vijnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor, tashmë është e qartë se nuk bëhet fjalë për të ashtuquajturit votues fantazmë, por ajo që mund ti nënshtrohet korrigjimit janë rreth 100.000 votuesit të cilët kanë dokument të vlefshëm udhëtimi por nuk figurojnë në asnjë tjetër bazë të dhënash. Ekziston mundësia që ata të transferohen në një kolonë të veçantë.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë Kodit zgjedhor, parashikohet saktësimi i dispozitës për qasje elektronike në Listën zgjedhore. Konkretisht, do ti mundësohet KShZ të mundësojë qasje elektronike deri te Lista zgjedhore, dhe me vetë këtë të reagojë nëse vëren parregullsi dhe keqpërdorime.

Në Listën unike zgjedhore që për herë të fundit u publikua nga KShZ, kishte gjithsej 1.817.691 votues.

SHIKO MË SHUMË

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë...

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...