Një ndër blerjet e para të Liverpoolit këtë sezon, Fabinho ka thënë se do të përpiqet ta bindë ish-bashkëlojtarin e tij te Monaco, Kylian Mbappe, për t’iu bashkuar atij te gjiganti anglez.
Mesfushori brazilian Fabinho e ndërroi klubin nga Ligë 1 për Liverpoolin për 45 milionë euro muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Jurgen Klopp i ka bërë edhe dy blerja të reja pas tij, kosovarin e Zvicrës Xherdan Shaqirin dhe portierin brazilian nga Roma, Alisson Becker, me qëllim që t’u bëjë rivalitet klubeve të Manchesterit, City dhe United, në garë për titull sezonin e ri.
Dhe tani Fabinho e do edhe Mbappen, i cili pati paraqitje për t’u veçuar në Kupën e Botës dhe shënoi gol në fitoren finale ndaj Kroacisë duke i ndihmuar Francës ta fitojë Botërorin për herë të dytë, t’i bashkohet atij në “Anfield”.
“Ai [Mbappe] tashmë e ka thënë këtë sezon se do të mbetet në PSG, por do të përpiqem ta bind dalëngadalë për të na u bashkuar”, tha Fabinho.


