DKA-Lipjan, nxënësit të cilët përfundojnë klasën e IX-të, nuk mund të organizojnë mbrëmje të semimaturës

PUBLIKUAR

Drejtoria komunale e Arsimit në komunën e Lipjanit, njofton se me datën 13.03.2015, ka kërkuar me shkrim nga drejtorët e të gjitha shkollave që të respektohet udhëzimi administrativ rreth aktiviteteve jashtëshkollore.

Sipas udhëzimit administrativ definohet se nxënësit të cilët përfundojnë klasën e IX-të, nuk mund të organizojnë mbrëmje të semimaturës, por vetëm një ceremoni për ndarjen e diplomave edhe atë, vetëm gjatë ditës.

Gjithashtu në mbledhjen e mbajtur me datë 14.04.2015, drejtori i DKA-së, Rasim Hasani, në një takim të përbashkët me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Lipjanit, u dakorduan që mos të organizohet mbrëmje për semimaturantë.

Ky vendim, u mirëprit nga të gjithë drejtorët dhe prindërit e nxënësve.
Menaxhimeti i shkollës ka qenë i informuar me kohë për mënyrën e shënimit të Semimaturës siç ka ndodhur në shkolla të tjera të komunës sonë.

Komuna e Lipjanit për herë të parë ka financuar ekskursionin e nxënësve maturant në Shqipëri, ekskursionin e personelit arsimor si dhe të gjitha aktivitetet e shënimit të datave me rëndësi për shkollat.

Organet e komunës nuk marrin përgjegjësi për grumbullimin e mjeteve nga nxënësit dhe shpenzimet e krijuara nga nxënësit për festimin e Semimaturës.
Organet e komunës e shohin si të papranueshme organizimin e tillë, kundër vendimeve të DKA-së dhe UA.

Ne shprehim keqardhje për nxënësit dhe prindërit e tyre për mosinformimin me kohë si dhe për ngjarjen e ndodhur , për të cilën duhet të kërkojmë përgjegjësi nga ata që kanë devijuar përmbushjen e vendimeve të përbashkëta të Kolegjiumit të drejtorëve dhe DKA-së.

Komuna e Lipjanit
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
09.06.2015

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...