Drejtorati Komunal i Arsimit njofton të gjithë nxënësit maturant se Provimi i Maturës Shtetërore 2020 – afati i dytë do të mbahet nesër, më 10.10. 2020, duke filluar nga ora 10:00 dhe përfundon në orën 12:30
DKA në harmoni me rekomandimet e IKSHPK-së ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, njofton Komuna.
Lusim nxënësit që të ruajnë distancën prej 2 metra dhe gjatë gjithë kohës secili të bartë maskën.