Komuna e Lipjanit konkretisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka pranuar një donacion, kryesisht me inventar shkollor dhe paisje të ndryshme shkollore në vlerë prej 60 mijë euro, nga bashkatdhetari ynë nga Sllovija, Feti Gërbeshi.
Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti e ka falenderuar bashkatdhetarin Feti Gerbeshi, duke e vlerësuar lartë aktin e tij human. Ai në të njejtën kohë ka theksuar që kjo nuk është ndihma e tij e parë, donacione të tilla ka pasur disa herë edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ” Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi.
Ndërsa, Feti Gerbeshi koordinator i shkollave të qytetit të Martingy ( Martini), në Shtetin e Zvicrrës, ka thënë se me donacione të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të gjitha këto pajisje janë duke u shpërndarë nëpër ato shkolla ku ka më shumë nevojë, thuhet në njoftim.
DKA e Lipjanit pranoi donacionin në vlerë mbi 60 mijë euro
PUBLIKUAR



