Djokovic aksionari kryesor në “QuantBioRes” që po punon për ilaçin kundër COVID

PUBLIKUAR

“QuantBioRes” po punon për një trajtim dhe jo një vaksinë, por CEO thotë se ylli i tenisit nuk është kundër vaksinës.

Novak Djokovic është aksioneri kryesor në një firmë daneze bioteknike, “QuantBioRes”, që synon të zhvillojë një trajtim për Covid-19 që nuk përfshin vaksinim.

Numri 1 i botës, i cili u dëbua nga Australia këtë javë pasi qeveria i anuloi vizën pas një mosmarrëveshje mbi një përjashtim mjekësor në lidhje me statusin e tij të pavaksinuar, ka blerë 80% të aksioneve në “QuantBioRes” më 2020.

Ivan Loncareviç, shefi ekzekutiv i kompanisë, konfirmoi këtë investim për Reuters.

Ai insiston se tenisti nuk është kundër vaksinimit.

Ivan gjithashtu tha se firma që Djokovic po posedon shumicën e aksioneve, është duke punuar shumë që të gjejë një ilaç për COVID.

Për shkak se nuk ka pranuar të vaksinohet, Djokovic nuk mund të marrë pjesë as në “Frenc Open”.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...