Djegia e Shtëpisë në Lipjan, zjarrfikësit evitojnë shpërthimin e bombolave të gazit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar pak më parë, IndeksOnline se një shtëpi është duke u djegur në fshatin Babush të Muhaxherëve në Lipjan.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt ndihmës të një shtëpie në  fshatin Babush i Muhaxherëve – Lipjan. Nuk  raportohet për persona të lënduar. Raportohet vetëm për dëme mareriale”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Burime të IndeksOnline ka bërë të ditur se kur kanë shkruar në këtë shtëpi zjarrfikësit, aty ka pasur disa bombola gazi dhe një rezervuar i naftës për nxehje, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve, është arritur që të lokalizohet zjarri dhe që të mos shpërthejnë bombolat e gazit dhe rezervari i naftës.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”, ka thënë nder të tjera Ahmeti.

Ajo ka thënë se për detaje rreth rastit do të njoftojnë më vonë, pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...