“Djali më pyet pse duan të më vrasin në Argjentinë!”

PUBLIKUAR

Lionel Messi u rikthye të luajë për përfaqësuesen argjentinase, ndërsa dha edhe një intervistë për median e njohur të atdheut të tij, “Tyc Sport”.

“Pleshti” u pyet mbi disa deklarata të Mauro Icardit, që ishte shprehur në një grumbullim të shtatorit se më në fund të përfaqësuese ishte rikthyer qetësia dhe atmosfera e duhur. Ai tha se “nuk e kuptoj atë që tha Icardi”.

Përvec kësaj, ai foli edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka ndarë pothuajse gjitha çmimet individuale në dekadën e fundit, “do të doja që Ronaldo të ishte ende në La Liga”.

Në intervistën për “Tyc Sport”, Leo foli edhe për situatën e tij sa herë që i bashkohet përfaqësues së Argjentinës.

Kur 31-vjeçari nuk e jep më të mirën në fushë, ai vërshohet nga kritikat e shumta dhe tashmë këtë e ka vërejtur edhe djali i madh i tij, Thiago.

“Është e vështirë, djali im gjithmonë shikon video në YouTube dhe më pyet se [pse në Argjentinë ata duan të më vrasin!”, tha Leo. “Por, dua të vazhdoj. Ende dua që të fitoj diçka me Argjentinën. Do të luaj në të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Ne kemi arritur në finale të Kupës së Botës (më 2014) dhe kjo nuk është aq e lehtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...