Djali i ish-mesfushorit Gheorghe Hagi, ka një parakontratë me skuadrën e Fiorentinës.
Dikur ish futbollisti i Real Madridit, Barcelonës e Galatasarayt, Gheorghe Hagi, ka një djalë mjaftë të talentuar.
Ai quhet Ianis Hagi dhe luan për skuadrën Viitorul dhe grupmoshat e Kombëtares rumune.
Djaloshi që me 17 vite ka debutuar në elitën e futbollit rumun, ka parakontratë me skuadrën e Fiorentinas.
Lajmin e ka konfirmuar klubi rumun. “Ne kemi arritur një marrëveshje nga viti 2014 me Fiorentinan. Ata janë të parët që mund ta blejnë lojtarin”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/



