Shkëlqim Kozhani, djali i dëshmorit Xhavit Kozhani- BURGIJA, ka bërë të ditur se familja e tij nuk është me asnjë parti. Përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se ai është tërhequr nga të gjitha strukturat dhe anëtarësimet, transmeton LipjaniNews.com
Ai ka shkruar se nëse është nevoja do t`i dalë në ndihmë vendit, por jo duke u marrë me politikë.
Lexoni reagimin e plotë të djalit të dëshmorit Xhavit Kozhani:
Kohëve të fundit janë dëgjuar shumë lajme prej më të ndryshmëve, se familja e Xhavit Kozhanit i takon kësaj partie apo asaj partie. E ndjej obligim moral, të bëjë me dije që familja e dëshmorit nuk i takon ASNJË partie politike. Un përsonalisht tërhiqem nga të gjitha strukturat si dhe nga te gjitha antarsimet. Nëse është nevoja çdo herë i dal në mbrojtje shtetit tim,ne çdo mënyr mirpo jo te merrem me politikë. Me Respekt SH.K



