DJ Dagz thyen heshtjen, reagon për herë të parë pas debatit të Einxhel dhe Donaldit

PUBLIKUAR

Të martën (1 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP ndodhi një debat i ashpër në mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.

Dyshja, të cilët më parë ishin bashkëpunëtorë, hodhën akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Lidhur me këtë nuk u bë asnjë reagim nga DJ Dagz, i cili brenda shtëpisë nisi një lidhje dashurie me prezantuesen e njohur.

DJ Dagz (Foto: Instagram)

Ai së fundmi ka thyer heshtjen duke publikuar një imazh të Einxhel në InstaStory.

“Mezi po pres të të përqafoj”, kanë qenë fjalët e Dagz.

 

Shkira po ashtu ditë më parë theksoi se DJ nga Kosova e ka bërë të ndihet ndryshe dhe se i ka kaluar pritshmëritë e saj për një mashkull.

E njëjta javë më parë iu nënshtrua një operacioni për shkak të një incidenti gjatë një loje në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...