Ditëve në vijim fushatë vetëdijesuese, në kuader të muajit kundër kancerit të gjirit në Lipjan

PUBLIKUAR

Me mbeshtetje të Zyrës së Kryetarit Imri Ahmeti, Grupi i Grave në Lipjan, udhëhequr nga Linda Shahini, në bashkëpunim me shoqatën “Dritarja” edhe këtë vit, organizojnë fushatë vetëdijesuese, në kuader të muajit kundër kancerit të gjirit. Takimet do te fillojnë nga data 17.10.2016 dhe do të zhvillohen në dhjetë fshatra të Komunës së Lipjanit.
Gjatë kësaj fushate vetëdijsuese do të mbahen ligjerata për shkaktarët dhe simptomat e kancerit të gjirit dhe mënyrat e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Ligjeruese në këto takime do të jetë Dr.Merita Bytyçi. Në fund të çdo takimi do të ketë edhe një koktell rasti për të gjithë të pranishmet. Takimet do të zhvillohen në këto fshatra sipas këtij orari.

Vendi – Data – Ora – Shkolla

Smallushë – 17.10.2016 – 13:30 – “Ibrahim Krasniqi”
Sllovi – 18.10.2016 – 14:00 – “Hasan Zyko Kamberi”
Janjevë – 19.10.2016 – 13:00 – “Shtjefën Gjeçovi”
Llugaxhi – 20.10.2016 – 13:00 – “Hasan Prishtina”
Topliqan – 21.10.2016 – 13:00 – “Vëllezërit Domaneku”
Bujan – 24.10.2016 – 13:00 – “Nezë Bujani”
Kraishtë – 25.10.2016 – 12:30 – “Skenderbeu”
Ribar i M – 25.10.2016 – 14:30 – “Kadri Beba”
Poturoc – 26.10.2016 – 13.00 – ” 7 Marsi”
Baicë – 27.10.2016 – 14:00 – “Vezir Kolshi”

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...