Ditë të vështira për koalicionin PDK-LDK

PUBLIKUAR

Java, që po mbetet pas është karakterizuar nga akuza serioze dhe përçarje që janë bërë publike, për interesa të caktuara grupore e klanore, mes zyrtarëve të dy partive politike në koalicion, PDK-së dhe LDK-së, e që ndërlidhen me spastrime politike të njerëzve nëpër dikastere të caktuara në institucionet e shtetit.

Njohësi i afërm i këtyre zhvillimeve, prof. Riza Smaka, këtë përplasje të javës, e cila vjen në një situatë të thellimit të krizës politike edhe sa i takon vendosjes së fatit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e sheh si një sinjal serioz, prapaskena e të cilit është gatishmëria e dyanshme e partnerëve në koalicion për t’i dhënë fund lidhjes së tyre politike për interesa të caktuara, dhe për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ky koalicion është ndërtuar si i panatyrshëm dhe joserioz, që nga fillimi. Ai paraqet vetëm interesat e individit, e në këtë rast të kryeministrit aktual Isa Mustafa, i cili ka shkelur mbi të gjitha premtimet e tij publike, madje e ka tradhtuar dhe e ka mashtruar rëndë edhe elektoratin e tij vetëm për të arritur një qëllim, që ta marrë pozitën e kryeministrit”, tha prof. Riza Smaka.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi, nuk beson në jetëgjatësinë e koalicionit PDK-LDK.

“Nuk mund të mendohet se Kadri Veseli dhe grupimi rreth tij kanë durim për të pritur vitin 2018 të zgjedhjeve, mu për faktin se janë të etur pas posteve qeveritare dhe këndej pritet fërkimi dhe pëlcitjet”, thotë Muhamet Kelmendi. /Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...