Dita e tretë/ Po vazhdon numërimi i votave të diasporës

PUBLIKUAR

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se deri sot në ora 10:00 janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 45 kuti për kuvendet komunale.

“Deri të dielën në orën 10:00, janë numëruar 54 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 45 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, tha ai.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

SHIKO MË SHUMË

Motoristët që iu bashkuan organizimit ‘Liria ka Emër’ arrijnë në Hagë, pamje

Grupi i motoristëve që i janë bashkuar organizimit të “Liria ka Emër”, tashmë kanë...

Gruaja rrah burrin në Prishtinë, viktima përfundon në spital

Një rast i dhënës në familje ka ndodhur në Prishtinë. Një mashkull është ankuar në...

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke...