Dita e pavarësisë uli ndjeshëm numrin e gjobave në trafik

PUBLIKUAR

Për dallim nga një ditë më parë kur policia njoftoi se brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë gjoba kundërvajtëse në trafik, sot ka njoftuar se për ditën e pavarësisë janë gjobitur 817 qytetarë.

Numri i gjobave është ulur ndjeshëm në krahasim me ditët tjera të zakonshme, ani pse trafiku ka qenë shumë i ngarkuar.

Sipas policisë, krahas gjobave në trafik, janë shqiptuar edhe 170 të tjera në bazë të ligjit antiCovid-19.

Ndërsa sa i përket aksidenteve në trafik, të enjten janë regjistruar 29, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 18 tjera me dëme materiale./

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...