Distria Krasniqi rrugës së Majlinda Kelmendit, ngjitet në vendin e 14-të në botë

PUBLIKUAR

Përkundër pensionimit të Majlinda Kelmendit, Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë në xhudon botërore. Dhe për këtë meritat kryesore i takojnë Distria Krasniqit. Xhudistja kosovare po e zëvendëson për mrekulli ish kampionen olimpike.

Madje, Distria tashmë ka bërë hapa tejet të mëdhenj në ngritjen e saj dhe të Kosovës në ranglistën botërore, shkruan Gazeta Express.

Me vetëm dy gara të zhvilluara, kampionia e re olimpike nga Kosova ka arritur të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fillimisht Distria para dhjetë ditësh e kishte fituar medaljen e artë në Grand Prix të mbajtur në Portugali, me ç’rast ajo u ngjit në pozitën e 22-të. Para asaj gare ishte e 38-ta në botë.

Ndërsa, pas medaljes së argjendtë të fituar të shtunën në Grand Slam të Parisit, Distria ka përparuar edhe për tetë pozita.

Ajo tani e sheh veten në vendin e 14-ta në ranglistën botërore të kësaj kategorie, në të cilën Majlinda Kelmendi nuk kishte lënë medalje pa e fituar.

Distria Krasniqi deri vonë garonte në kategorinë deri në 48 kilogram. Ajo ishte e para në ranglistën botërore të kësaj kategorie, në të cilën e fitoi edhe medaljen olimpike në Lojërat Olimpike të mbajtura në Tokio.

Xhudisten e njohur e presin edhe gara të tjera gjatë muajve në vijim, përmes së cilave synon të shënojë tjetër progres në kategorinë deri në 52 kilogramë. Natyrisht, pozita e parë që e mbante Majlinda Kelmendi është synim i saj dhe trajnerit Driton Kuka. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...