Diskutohet projekt – Rregullorja rreth orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur dëgjim publik lidhur me projekt – Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti, ka theksuar se jemi ne fazën e konsultimit me publikun lidhur me krijimin e bazës ligjore e cila do të përcaktoj orarin e punës të subjekteve afariste në Komunën e Lipjanit.
Ai po ashtu ka thënë se në bashkëpunim me afaristët do të vendosin për procedimin e mëtutjeshëm të kësaj draft Rregullore konform legjislacionit në fuqi.


Pas propozimeve të shumta nga ana e përfaqësuesve të bizneseve lidhur me këtë projekt-Rregullore e cila do të rregulloj orarin e punës të subjekteve afariste që gjendën në Komunën e Lipjanit, të gjithë së bashku u dakorduan që të vazhdohet me diskutime tjera shtesë me sektorë të veçantë – grupe të interesit përmes drejtoratit për Ekonomi dhe Zhvillim deri në finalizimin e këtij dokumenti.

Image may contain: 4 people, indoor
Image may contain: 3 people, suit
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...