Diskutohet për dhunën në familje dhe sfidat gjatë përballjes me këtë problem

PUBLIKUAR

 

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, nën orgnaizimin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Lipjanit është zhvilluar projekti Gjinia, Paqja dhe Siguria.

Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka thënë se fushata e diskutime kundër dukurive negative e sidomos kundër dhunës në familje janë të mirëserdhuna, sepse ngrisin vetëdijen rreth pasojave të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe gjetjen e formave më të mira për adresimin e këtij problemi.

Nënkryetari Bytyqi po ashtu, ka potencuar se Komuna e Lipjanit ka themeluar Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje në përbërje të të gjitha institucioneve, që trajtojnë këtë çështje, i cili mekanizëm ka për synim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.

Gjatë diskutimit u paraqitën problemet e shumta që institucionet hasin në parandalimin e dhunës në familje, duke filluar nga kushtet ekonomike. Po ashtu u parashtrua nevoja për rritjen e komunikimit ndër-institucional me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.

Shkaqet kryesore të dhunës, të identifikuara gjatë takimit ishin kushtet ekonomike, përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit dhe fëmijët të cilët rriten në ambiente ku dhuna në familje është e shprehur, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.

 

Të pranishmit shprehën vullnetin e mirë për të luftuar bashkarisht në luftën kundër dhunës në familje.

 

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...