Disa yje të Real Madridit kundër emërimit të Mourinhos në postin e trajnerit

PUBLIKUAR

Disa yje të Real Madridit janë ngritur kundër emërimit të Jose Mourinhos në postin e trajnerit të Los Blancos, raporton Daily Mail.

Trajneri portugez kishte marrëdhënie të tensionuara me disa futbollistë gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Sergio Ramos ishte grindur me Mourinhon gjatë kohës së tyre së bashku në Madrid, dhe tani është zotuar se do të largohet në verë nëse vjen portugezi.

Përveç Ramosit, edhe Gareth Bale, Marcelo dhe Karim Benzema janë kundër emërimit të Mourinhos.

Megjithatë, presidenti i klubit Florentino Perez ka bërë me dije se futbollistët nuk mund të vendosin për këtë çështje. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...