Diplomati amerikan shkon në PD, futet nga dera e pasme

PUBLIKUAR

Lëvizje diplomatike ka pasur në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa punimet në fasadën e saj vijuan që në orët e para të ditës.

Në prag të protestës së thirrur nga mbështetësit e Sali Berishës për largimin e Lulzim Bashës nga zyra e kryetarit më 8 janar, zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith, u fut nga dera e pasme e selisë.

Pas rreth një ore takim me kreun demokrat, diplomati amerikan është larguar pa një mesazh tjetër publik, shkruan A2 CNN.

Ky takim erdhi pas deklaratave në dyert e selisë nga disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, ku thuhet se më 8 janar PD-ja nuk do jetë bunker, por shtëpia e madhe e lirisë.

Sali Berisha ka deklaruar se protesta e paralajmëruar për 8 janar do të jetë paqësore dhe se vendimin e shkarkimit të Lulzim Bashës do ta zbatojë anëtarësia e PD-së.

Por nga brenda selisë blu po përgatiten për çdo skenar, siç ka theksuar në çdo deklaratë të tij Lulzim Basha.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...