Diplomacia e pasuksesshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Muajin e kaluar Qeveria ndau 1.2 milion euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Në këtë mbledhje kryeministri, Ramush Haradinaj nuk kishte dhënë detaje se në çfarë mënyre do të lobohet.

“Nuk mund të ju them tani se nuk kam informacion. Ne do të ju japim informacion pasi të destinohen. Vjen dita kur raportojmë”.

Mirëpo, Haradinaj asnjëherë nuk e bëri të qartë se në çfarë mënyre u lobua dhe ku shkoi saktësisht kjo shumë, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi në një përgjigje për lajmi.net ka cituar kryeministrin i cili dje në konferencë ka thënë se në rastet si ky diplomacia është e kushtueshme.

LEXO EDHEKusari-Lila: Pas vendosjes së taksës, dialogu nuk ka kuptim

AKTUALEnëntor 24, 2018

“Dje në konferencë kryeministri ka thënë se në bazë të ligjit korrespondon edhe transparenca për shpenzimin e tyre dhe se në rastet si ky diplomacia është e kushtueshme”, ka deklaruar Gashi.

Ndërsa, ditë më parë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni deklaroi se në të kaluarën kur Kosova kishte provuar të anëtarësohej në INTERPOL nuk ishin ndarë mjete për lobim.

Pas ndarjes së këtij fondi për INTERPOL-in, kishin reaguar edhe partitë opozitare duke thënë se kjo shumë është e panevojshme dhe se qeveritë e vendeve anëtare të INTERPOL-it janë ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë.

Por edhe pas shpenzimit të këtij fondi, Qeveria nuk ka detaje se si janë shpenzuar 1.2 milion euro.

1.2 milionëshi doli i paefektshëm për Qeverinë e Kosovës pasi nuk arritën të anëtarësohen në organizatën më të madhe policore-INTERPOL.

Pas dështimit në anëtarësim, Qeveria ia hodhi fajin Serbisë. Sipas tyre, fushata e egër e Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe idesë për normalizim të raporteve.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...