Dilema e vetme e Allegrit para ndeshjes me Atleticon në Champions League

PUBLIKUAR

Allegri kërkon të shënojë të paktën një gol në “Wanda Metropolitano”, derisa ka bërë të ditur se dilema e vetme për formacionin startues është mes Costës dhe Dybalas.

Juventus ka fituar mbrëmë pa shumë vështirësi ndaj Frosinones, 3-0, falë golave të Paulo Dybala, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo, raporton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri foli për takimin e së mërkurës në Champions League, me Atletico Madridin e Diego Simeones.

Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shënojnë të paktën një gol në Spanjë, për ta pasur më të lehtë në ndeshjen e kthimit në Itali.

“Tani le të fokusohemi te Atletico, një ndeshje ku duhet të shënojmë gol”, u shpreh Allegri.

“Dybala po luan më i tërhequr pasi aty na ndihmon shumë. Kemi nevojë për një lojtar që të lidhë sulmin me mesfushën, fatkeqësisht ai pozicion nuk i lejon të shënojë shumë gola”.

“Kam dyshime për ndeshjen e së mërkurës, të shohim se kush do të luajë. Paulo është në formë të shkëlqyer, gjithashtu është rikthyer Douglas Costa”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...