Dikush ia publikoi fotografitë private te familjarët, gruaja nga Fushë Kosova e lajmëron rastin në polici

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Fushë-Kosova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës një person për shpërndarje të fotografive personale të saj tek familjarët. Kjo sipas policisë ka ndikuar që e dyshuara të tentojë për vetëvrasje

Rasti ka ndodhur në janar të këtij vitit.

Policia është duke e hetuar rastin.

“SHTYRJE NË VETËVRASJE  DHE NDIHMË NË VETËVRASJE/ Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar  i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti  kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet  përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...