Dikur nuk ia zgjate dorën, sot Evra ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm për Suarezin (Foto)

PUBLIKUAR

Patrice Evra dhe Luis Suarez kishin pasur një kacafytje të madhe në derbin e Anglisë mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Suarez u dënua për racizëm ndaj Evras, ndërsa francezi nuk ia zgjati dorën në ndeshjen e ardhshme.

Por problemet mes dy futbollistëve të mëdhenj si duket kanë marrë fund pasi janë larguar nga Anglia.

Uruguaiani ka marrë këpucën e artë si golashënuesi më i mirë në Evropë dhe Evra e ka uruar atë.

Sipas francezit, Suarez është sulmuesi më i mirë në botë dhe këtë e ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram.

“Në instagramin tim nuk ka urrejtje por vetëm dashuri. Luis, ju jeni një lojtar i madh dhe jeni numri 9 më i miri. Urime Luis. E dua këtë lojë”, shkroi Evra.

Mbetët të shihet se si do ta mirëpresë këtë urim nga Evra futbollisti i Barcelonës, Luis Suarez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...