Digne falënderon Romën për ngritjen në karrierë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i krahut i Barcelonës, Lucas Digne, thotë se nuk do të ishte duke luajtur për kampionin spanjoll po të mos ishte falë Romës.

Francezi u transferua te gjiganti spanjoll në fillim të sezonit aktual duke shkuar atje nga Paris Saint-Germaini. Mirëpo, 23-vjeçari e kaloi sezonin paraprak (2015/2016) si huazim te Roma, skuadër me të cilën zuri vendin e tretë në Serie A.

Dhe pikërisht ky është klubi të cilin lojtari e falënderon për hapin e madh në karrierën e tij.

“Ishte një vit fantastik, për shkak të dashurisë së tifozëve. Klubi më dha shumë vetëbesim dhe i falënderoj, sepse pa ta nuk do të isha këtu, prandaj ka qenë mahnitëse”, ka deklaruar Digne për Omnisport.

Roma vazhdon të jetë e pafuqishme për ta rrëzuar Juventusin nga froni, ndërsa mbrojtësi mendon se të zgjedhurit e Luciano Spallettit kanë fuqi për ta bërë këtë.

“Nuk e di nëse është shumë vështirë (të arrihet Juventusi). Juve ka një skuadër të shkëlqyer qe shumë vite, ky klub po punon mirë në çdo aspekt”.

“Por, Roma ka pasur sukses në tre-katër vitet e fundit, prandaj po afrohen dalëngadalë, në vitin e kaluar ishin shumë mirë. Këtë vit nuk janë shumë larg, prandaj mund të bëjnë diçka”, është shprehur Digne. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...