Digjet vetura e TËVË1 në Zubin Potok

PUBLIKUAR

Vetura e ekipit mediat të TËVË1 është djegur para pak çastesh në Zubin Potok.

Në një video të T7, shihet se veturës së TËVË1 i është vënë flaka. Gazetari Çlirimtar Morina, që po raporton nga vendi i ngjares, thotë se nuk e kanë parë se kur e dogji veturën.

Ngjarja ndodhi pak minuta pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se vetura e këtij mediumi është dëmtuar nga protestues në Zubin Potok.

Deri tash, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.

Vetëm gjatë ditës së sotme kanë ndodhur pesë sulme ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediale në veri të vendit.

Janë dëmtuar veturat e ekipeve të Dukagjinit dhe të Kallxo, është sulmuar një gazetar i Periskopit, më vonë ekipi i Gazetës Papirus.

Gazetarët po raportojnë në kushte tejet të rrezikshme për tensionet në veri, ndërkaq AGK-ja u ka bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt për gazetarët. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...