Digjet shtëpia në Zubin Potok, gjendet trupi i karbonizuar i një femre rreth të 50-ve

PUBLIKUAR

ot rreth orës 5:00 të mëngjesit është djegur një shtëpi në Zubin Potok, përkatësisht në lagjen Jesha me ç’rast një femër ka humbur jetën.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti bëri të ditur për Telegrafin se në shtëpi është gjetur trupi i karbonizuar i një femre rreth të 50-ve.

“Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, ekspertiza gjendet në vendin e ngjarjes e cila është duke gjetur shkaktarin e zjarrit. Nga shtëpia kanë nxjerr dhe një djalë të moshës 16 vjeçar, i cili është duke u trajtuar në qendrën spitalore, jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për Telegrafin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...