Digjet një veturë në Lipjan, deklarohet Policia

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga zjarri një veturë në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Nga rasti, Ahmeti u shpreh se nuk ka të lënduar derisa hetimet po vijojnë.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”./ Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...