Digjet në tërësi fabrika për përpunimin e peshkut

PUBLIKUAR

Fabrika e peshkut në zonën e Shëngjinit në Lezhë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30.

Nga zjarri në fabrikë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policia, të cilët po përpiqen për të shuar flakët.

Për shkak të tymit, një prej zjarrfikësve është asfiksuar dhe është dërguar në spital.

Si pasojë e zjarrit të madh në fabrikë, një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin e Lezhës. Për shkak të zjarrit, është devijuar edhe trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore, raporton tvklan.

SHIKO MË SHUMË

Rama emëron Bujar Gashin Drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë, falënderon Izet Sadikun për punën e tij

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Bujar Gashi ka marrë detyrën si...

Miratohet projektligji për çmimet tavan

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve...

Haxhiu bën thirrje për reflektim: Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetarja e kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth...