Digjen 3 automjete të policisë në Dresden të Gjermanisë

PUBLIKUAR

Persona të panjohur ua kanë vënë flakën tri makinave të policisë dje në mbrëmje në qytetin lindor Dresden, ku masat e sigurisë janë shtuar për tri ditë ngjarjesh për të shënuar 26 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, njofton policia gjermane.

 

Javën e kaluar, dy bomba të improvizuara shpërthyen në këtë qytet, njëra në një xhami dhe tjetra në një qendër kombëtare të konferencave, që nga ajo kohë 2.600 oficerë policie janë vënë në detyrë për t’i siguruar këto ngjarje, transmeton Express.

Nuk ka të lënduar nga incidenti i mbrëmshëm, për të cilin hetuesit gjermanë besojnë se është akt i motivuar politikisht dhe i lidhur me operacionin policor për festimet e përvjetorit të bashkimit të Gjermanisë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...