Dieta e çmendur me kungull: Për 7 ditë, 3 kg më pak

PUBLIKUAR

Ngjyra e tyre është kënaqësi për sytë, shija e tyre ëmbëlsirë për qiellzën, plot vitamina dhe minerale, ndërkaq ka kalori të ulët.

A ka dietë më të mirë vjeshte nga ajo me kungull, duke pasur parasysh që tregu është përplot me kunguj të mrekullueshëm ngjyrë të verdhë dhe portokalli.

Ky regjim dietal zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni gjashtë, madje edhe deri në tetë kilogramë, transmeton Telegrafi.

Kjo dietë ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin.

Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes së mirë dhe shëndetin gastrointestinal.

Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale. Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit.

Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Gjatë dietës secila shujtë merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zamrat, që përbëhen prej pemëve, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.

Dita e parë:

Kafjalli: Kungull me karota dhe lëng nga limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb). Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor). Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Kafjalli: Sallatë nga kungulli, qull. Dreka: Pire kungulli, supë me perime. Darka: Pemë sipas dëshirës.

Dita e tretë:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime. Dreka: Supë me perime (pa patate). Darka: Dy pjesë bukë të thekrës dhe sallatë nga kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Kafjalli: Qull nga kungulli, sallatë me perime. Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël. Darka: Ragu (kungull, perime dhe kërpudha).

Ditën e pestë përsëriteni menynë e ditës së parë.

Kjo dietë nuk ka efekte të dëmshme anësore, por duhet pasur kujdes personat, që kanë ndonjë sëmundje të traktit tretës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...