“Diell e dashni”, Gili shijon motin e ngrohtë me Ilirin në Durrës

PUBLIKUAR

Gili ka udhëtuar për pushime në Shqipëri.

 

Mosangazhimi në mbrëmje muzikore e ahengje familjare, po bën që këngëtarët të shijojnë në maksimum qëndrimin pranë familjarëve të tyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e njohur Gili, së fundi ka shfrytëzuar motin e ngrohtë për të udhëtuar në Shqipëri për pushime.

Artistja ndau me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shfaqet krah Ilirit, ku shihet e buzëqeshur e në formë të mirë.

“Diell e dashni”, shkruan Gili sipër asaj fotografie, teksa bën të ditur se po qëndrojnë në Durrës dhe në prapavijë shihet plazhi.

“Zemra mal”, mbetet kënga e fundit e Gilit, të cilën e solli në nëntor, në kuadër të projekteve për festat e fundvitit. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...