Diell dhe reshje shiu, ky është moti për javën e parë të nëntorit

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti përgjatë javës së parë të nëntorit do të jetë kryesisht me reshje shiu, por do të ketë edhe ditë me diell, raporton Express

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celisus, ndërkaq ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, ka bërë të ditur IHK.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...